Mario Centeno – Rreziqet politike ngadalësojnë ekonominë e Eurozonës

Ekonomia e eurozonës po ngadalësohet kryesisht si rezultat i rreziqeve politike. Kështu u tha gazetarëve herët ditën e sotme kryetari i ministrave të financave të eurozonës, Mario Centeno

167

Ekonomia e eurozonës po ngadalësohet kryesisht si rezultat i rreziqeve politike. Kështu u tha gazetarëve herët ditën e sotme kryetari i ministrave të financave të eurozonës, Mario Centeno.

Komisioni Evropian uli ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike të eurozonës për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, duke vënë në dukje tensionet e tregtisë globale dhe një sërë sfidash të brendshme.

“Ne e dimë se ka një ngadalësim të përkohshëm në ekonomitë tona. Ne gjithashtu e dimë se shumica e rreziqeve, siç vuri në dukje dhe Komisioni, janë rreziqe politike, të cilat bëjnë thirrje që politikanët të ndërmarrin veprime” -tha ai.
Advertisement