Merkel në Greqi, Athina e rrethuar!

Kancelaria gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Athinën, në një lëvizje të fundit për të bindur Athinën që të përshpejtojë aprovimin e marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë, por edhe për t’i dhënë një shtysë marrëdhenieve greko-gjermane, tashme që vendi doli prej programeve monitoruese të trojkës europiane.

141

Kancelaria gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Athinën. Ajo bën një lëvizje të fundit për të bindur Athinën që të aprovojnë e marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë. Ajo i jep një shtysë marrëdhënieve greko-gjermane, tashme që vendi doli prej programeve monitoruese të trojkës evropiane.

Duket se veç kësaj, kancelarja gjermane, i sjell edhe një paketë ndihme ekonomike për Athinën zyrtare. Ajo jep mbështetje për kryeministrin Aleksis Tsipras, që është shumë pranë një krize politike. Qeveria e Greqisë është pranë kërcënimeve të partnerit të koalicioni Panos Kamenos.

Berlini kërkon që Athina dhe Shkupi të mbyllin marrëveshjen mes tyre, çka do t’i hapë rrugë integrimit euroatlantik të Maqedonisë, ndaj dhe mbërritja e Merkel në Athinë, konsiderohet si një mision pothuaj i pamundur, pasi largimi i Kamenos nga qeveria, mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, dhe sondazhet më tepër se kurrë, janë në favor të opozitës se Nea Dhimkratia, e cila ka deklaruar se vota e saj do të jetë kundër nëse ajo mbërrin në parlament në mesin e janarit.

Merkel do të mbërrijë në Athinë rreth orëve të pasdites, ku do të takojë krerët e shtetit, si dhe biznesmenë dhe krerët e korporatave vendase, transmeton Top Channel.

Advertisement

Për ruajtjen e sigurisë janë caktuar më shumë se 2000 policë, si dhe janë parashikuar masa ekstra sigurie, si mbyllje stacionesh te metrosë së Athinës, apo devijim të lëvizjes në qendrën e kryeqytetit helen.

Edhe ose policia nuk ka dhënë leje për tubime, grupimet ekstremiste të majta dhe të djathta, kanë vendosur që të protestojnë në zonën shumë pranë vend takimeve të kancelares gjermane me liderët politike dhe presidentin e vendit.

Ky do të jetë një udhëtim me simbolika të mëdha për një udhëheqëse, politikat e së cilës kanë përcaktuar kontinentin, por që ka njoftuar se do të largohet nga posti në fund të mandatit të saj, në vitin 2021.

E, siç thonë edhe vet zyrtarët grekë, kjo do të jetë një vizitë krejt e ndryshme në humor, ngjyra dhe ton, krahasuar me vizitat e mëparshme të saj në Athinë, në kulmin e krizës së Eurozonës. Asokohe ishin me mijëra, grekët që dolën në rrugë, disa madje edhe të veshur në uniforma naziste, në shenjë proteste ndaj gruas që konsiderohej gjerësisht si “shkaktarja e vuajtjeve të tyre ekonomike”.

Këtë radhë, demonstratat në qendër të Athinës janë të ndaluara dhe do të ketë vetëm buzëqeshje dhe përqafime për kancelaren. Ashtu siç do të bëjë edhe kryeministri Alexis Tsipras, dikur një majtist i deklaruar që shpenzonte pjesën më të madhe të kohës duke kritikuar “Maddame” Merkelin.

“Ajo donte të vinte prej kohësh, pasi e konsideron edhe sukses të vetin, faktin që Greqia, dikur në prag të falimentimit, është rimëkëmbur dhe mbetet në zemër të Bashkimit Europian”, tha Tsipras.

Vet Merkel, para vizitës ka vlerësuar sukseset e Greqisë. Por, në një kohë kur Europa përballet me kërcënime të reja, përfshirë rritjen e së djathtës ekstreme dhe demagogjisë populiste, vizita ka si qëllim edhe shërimin e plagëve të së shkuarës, si dhe hapjen e një kapitulli të ri.