Mickoski: Isha në restorant dhe jam i gatshëm të paguaj gjobën

325

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka pranuar se mbrëmë së bashku me dy miqtë e tij kanë qenë prezent në një restorant. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ishte i informuar për protokollet e reja dhe se është i gatshëm të paguajë gjobë.

“Në kushte kur kemi katastrofë reale nga përhapja e koronakrizës dhe fiasko të plotë të pushtetit i cili është çorientuar dhe nuk është efikase, ai merret me atë nëse kam ngrënë drekë brenda ose jashtë në restorant, me këtë rast duke treguar tërësisht në vepër fytyrën e vet të pandershme. Duke e defokusuar opinionin me atë ‘betejë epike’ të njësive speciale nga Njësia për sistemim të shpejtë, me të punësuarit nga restorantet, duke u paraqitur nëpër mediume, të bëjnë tregim nga diçka që nuk ka asgjë dhe disa dezinformata të tjera, me qëllim që të defokusohet vëmendja nga katastrofa reale me jetët e qytetarëve, të shkaktuar nga pushteti i paaftë. Po, është e saktë se isha me dy miqtë e mi në një restorant, për herë të parë pas heqjes së ndalesës për vizitë në objektet hotelierike, për çka edhe nuk isha i informuar mjaftueshëm për protokollet e reja. Nëse ky do të ishte mëkati im i parë më i madh dhe gabimi im, unë këtë e pranoj dhe jam i gatshëm të paguajë gjobë për këtë”, ka shënuar Mickoski.

Ndërkohë, mbrëmë, udhëheqësja e Sektorit për Mbikëqyrje Inspektuese- Shkup, Meri Prodanovska në një konferencë të jashtëzakonshme për media deklaroi se ishin penguar që të bëjnë kontroll në një objekt hotelierik në rrugën “Boemska”.

Sipas saj, derisa inspektorët kishin pritur që të hynë, nga objekti kishte dalë kryetari i një partie politike, por nuk precizoi se për kë bëhet fjalë.