Mike Pompeo në OKB: Të gjitha shtetet të njohin kryetarin e ri të Venezuelës

Ai ka shtuar se nëntë nga dhjetë qytetarë të Venezuelës jetojnë në varfëri, ndërsa tre milion qytetarë kanë qenë të detyruar të shpërngulen.

149
Mike Pompeo gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit, për situatën në Venezuelë

Sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është mbajtur mbledhje për situatën e krijuar në Venezuelë. Rusija, Kina, Afrika e Jugut dhe Guineja Ekuatoriale tentuan ta ndalojnë mbledhjen, por pa sukses.

Sekretari Shtetëror i SHBA-së, Mike Pompeo, ka bërë thirrje që të gjitha shtetet të përkrahin popullin e Venezuelës në luftën e tyre kundër “shtetit mafioz dhe antiligjor” të Nikolas Maduro.

Pompeo ka theksuar “për gjendjen humanitare në Venezuelë duhet të veprohet sa më shpejt”


Ai ka shtuar se nëntë nga dhjetë qytetarë të Venezuelës jetojnë në varfëri, ndërsa tre milion qytetarë kanë qenë të detyruar të shpërngulen.

Advertisement

“Kjo ka rrezikuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka theksuar Pompeo.

Ai ka akuzuar Rusinë dhe Kinën se po mundohen “të përkrahin Madruron me shpresë se do të kthej miliarda dollarë.”

Pompeo ka potencuar se tani kombet duhet të marrin anë sepse , ka porositur ai, “ose jeni me me forcat e lirisë, ose jeni në aleancë me Maduro dhe kaosit të tij”.