Ministria e Kulturës shpall rezultatet finale për mbështetjen e projekteve me interes nacional

Ministria e Kulturës në faqen e vet të internetit i publikoi rezultatet finale të konkurseve vjetore për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019

133

Ministria e Kulturës në faqen e vet të internetit i publikoi rezultatet finale të konkurseve vjetore për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019.

“Ministria e Kulturës do të lidh marrëveshje për financimin e projektit me interes nacional në kulturë me subjektet që janë bartëse të projekteve të pranuara”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës.

Nga atje thonë se Ministria e Kulturës është institucion i hapur për të gjithë qytetarët,ajo është në fazën e përpilimit të një ligji të ri për realizimin e interesit publik në kulturë, për të cilin deri më tani janë mbajtur dy debate publike.

Nga Ministria e Kulturës shtojnë se deri në miratimin e ligjit të ri, Ministria e Kulturës me iniciativën „Kultura është faqja kryesore e çdo shoqërie“në përbërjen e së cilës ka shumë shoqata joqeveritare të fushës së kulturës, kanë formuar grup të punës i cili do të punojë në ndryshimet dhe plotësimet e ligjit aktual në pjesën e modeleve për financim dhe të kritereve për vlerësim. / Telegrafi.mk/

Advertisement