Mlada Vojvodina: Putin nuk është i mirëseardhur në Vojvodinë

Organizata “Mlada Vojvodina” në fund të nëntorit në Sheshin e republikës në Novi Sad, kanë vendosur një tabelë në të cilën thuhet “Sheshi i Republikës së Vojvodinës”

171
Në disa qytete të Vojvodinës janë hasur fletushka në gjuhën angleze në të cilat shkruhet “Putin kthehu në shtëpi”, të nënshkruara nga “Mlada Vojvodina” (Vojvodina Rinore)

Fletushka janë hasur në shumë qytete të Vojvodinës: Novi Sad, Zrenjanin, Kikinda, etj.

Organizata “Mlada Vojvodina” në fund të nëntorit në Sheshin e republikës në Novi Sad, kanë vendosur një tabelë në të cilën thuhet “Sheshi i Republikës së Vojvodinës”. Kjo ka ndodhur një ditë pasi që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në sheshin e njëjtë ka zbuluar përmendoren e mbretit Pjetri i Parë Karagjorçeviq, në 100 vjetorin e aneksimit të Vojvodinës nga Serbia, pas Luftës së Parë Botërore.

Advertisement