Modelja muslimane që po sfidon modën dhe traditat (Foto)

Këtë radhë, revista e cila “shënjestron” meshkujt, solli amerikanen me origjinë nga Somalia, Halima Aden të veshur me Hixhab e Burkini.Ajo shfaqet në plazh me një kostum të plotë banje, si ato të përdorura nga disa gratë e besimit islam.

162

Për të parën herë, një modele muslimane ka pozuar për revistën e famshme Sports Illustrated’s, faqet e së cilës mbushen zakonisht me femra gjysmë të zhveshura.

Këtë radhë, revista e cila “shënjestron” meshkujt, solli amerikanen me origjinë nga Somalia, Halima Aden të veshur me Hixhab e Burkini.Ajo shfaqet në plazh me një kostum të plotë banje, si ato të përdorura nga disa gratë e besimit islam.

Image result for halima aden

Halima, modelja muslimane që shkatërron stereotipet, ishte titulli i artikullit. Aden nuk është e panjohur për shtypin amerikan: në 2016-tën bukuroshja mbushi faqet e para te gazetave kur u kthye në gruan e parë me hixhab që merrte pjesë në konkursin e bukurisë në Minesota.

Image result for halima aden
Related image

21 vjeçarja ka zbukuruar edhe kopertinen e Vogue, si dhe pasarelat e Nju Jorkut.

Advertisement

“Çdo gjë është e mundur”, shkroi ajo në Instagram. “Fakti që jam sot tek Sports Illustrated, shkon përtej meje; ai i përcjell një mesazh komunitetit tim dhe mbarë botës se gratë e të gjitha origjinave, pamjes apo mënyrës sesi janë rritur mund të lartësohen për atë që janë”.