Mogherini: Gabimi ndaj Shkupit dhe Tiranës, do të përmirësohet

122

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini vlersoi se prolongimi i vendimit të Këshillit Evropian për çelje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, jo vetëm që është një mundësi e lëshuar, por edhe gabim historik. Duke mbledhur rezultatet nga mbledhjet e javëve të kaluara të BE-së në Bruksel, Mogherini në blog-tekstin e saj me titull “Dy vendime, një gabim”, potencon se shefat e shteteve dhe qeverive e kanë prolonguar vendimin edhe përskaj përparimit të jashtëzakonshëm që e kanë arritur të dyja vendet dhe propozimit pozitiv nga Komisioni Europian.

“Kjo është më shumë se një mundësi e humbur, është gabim historik që shpresoj që shumë shpejtë do të përmirësohet”, thotë Mogherini. Për dallimi nga “gabimi” ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Mogherini si të mira i ka vlersuar vendimet e liderëve evropian për Brexit dhe intervenimin ushtarak të Turqisë në Siri.