Mustafa: Pendarovskin s’e do Zaevi, Dimitrovin s’e duan Shqiptarët

156
Latif Mustafa

Analisti Latif Mustafa vlerëson se përzgjedhja e kandidatit konsensual do të jetë një proces i vështirë dhe me shumë gjasa të jetë një emër i tretë dhe i palakuar në opinion. Ai sqaron se emrat e përfolur deri më tani kanë kundërshtime nga më të ndryshmet.
Sipas Mustafës, Stevo Pendarovski është kandidat i pranueshëm për qytetarët në përgjithësi dhe për shqiptarët, por i padëshirueshëm për kreun e partisë së tij amë.
Nga ana tjetër, ai thotë se Nikolla Dimitrov është i papranueshëm për shqiptarët për shkak të së kaluarës së tij politike. /SHENJA/

Advertisement