NATO për kufijtë, mbështesim dialogun si të vetmen rrugë për gjitha çështjet e pazgjidhura

166
Jens Stoltenberg, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel, ka deklaruar se NATO mbështet fuqimisht dialogun Beograd-Prishtinë dhe kur bëhet fjalë për rregullime të mundshme kufitare, shpresohet që të dy palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme.

Në prag të takimit të shefave të vendeve anëtare të Aleancës Veri-atlantike, i cili së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së Federica Mogerini do të diskutojnë të mërkurën marrëdhëniet e NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu i pyetur nga mediat nëse Aleanca Veri-Atlantike kishte frikë se një zgjidhje sigurie mund të kishte rezultuar në një zgjidhje në dialogun Beograd-Prishtinë që do të përfshinte disa korrigjime kufitare, Stoltenberg tha se NATO mbështet fuqishëm dialogun Beograd-Prishtinë, pasi është e vetmja mënyrë që të gjendet përgjigjja për çështje të pazgjidhura.

Stoltenberg tha se NATO do të vazhdojë të jetë prezent në Kosovë  përmes misionit të saj operativ KFOR, i cili është i rëndësishëm për stabilitetin. Klankosova.tv

Advertisement