Në Berlin- duhet te merr fund gjithcka për Thaçin dhe bandën e tij

Nuk ka tjeter çfarë të ndodhë, ky njeri, kjo bandë, ky system që e ka kapur shtetin duhet të shkoj, jo vetëm për hirë të së ardhmës së shtetit e kombit tonë, por për hirë të drejtësisë dhe jetërave që janë dhënë për lirinë dhe pavarësine e vendit

131
Haki Abazi, drejtori i Rockefeller Brothers Fund

Shkruan: Haki Abazi

Sot, kur është bërë e qartë që në dialogun me Beogradin nuk flitej për interesat e Kosovës por pazarin e amnistisë së Thaçit dhe klanit të tij, është poashtu e qartë që ndarja e Kosovës ka qenë dhurata që ka dashur Thaçi t’i bejë Vuqiçit jo për njohjën por për amnistinë e Thaçit dhe kriminelëve Serb. Serbia asnjherë dhe në asnjë moment nuk ka thënë se do t’a konsiderojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Serbia ka kërkuar tokë që të përfundojë me asociacionin me komptenca ekzekutive në Kosovë, dhe të krijoj situatën për ndarjen e Republika Srpska.

Klani i Thaçit dhe mashtrimi i Edita Tahirit kanë bërë që dialogu të jetë farsa më e madhe në historinë e Kosovës. Nëse është punar me dekada për të vendosur Kosovën në hartën e çështjeve Evropiane dhe që ndërmjetësuesit ndërkombëtarë Amerikan dhe Evropian të jenë garantues të marrëveshejve, Thaçi i ka tradhetuar të gjithë duke e bërë një dialog shterpë në Bruksel, me një lehtësim të Mogherinit që nuk ka asnjë forcë për të garantuar asnjë marrëveshje. E gjithë kjo nuk është bërë pa qëllim, Thaçi nuk ka dashur që Amerikanët dhe Gejrmanët të marrin vesh për dakordimin me Vuçiqin dhe shkëmbimin e dhuratave duke luajtur me tokën e Kosovës dhe duke bërë hajgare me Luginën e Preshevës.

Thaçi e ka pranuar gjykatën speciale vet dhe ka thënë qe do ta padis Dick Martyn për akuzat. E ka pranuar gjyaktën por nuk ka paditur Dick Martyn. Ndoshta Dick Marty ka të drejtë që Thaçi që atëherë ka qenë një udhëheqës i grupeve kriminale që ka mashtruar popullin e Kosovës ashtu siç është duke mashtruar edhe sot. Ndoshta edhe Dick Marty nuk ka mundur të besoj që Shqiptarët kanë vrarë Shqiptarë pas shpine, dhe i kanë urrejtur Shqiptarët që kanë qenë njerëz të qeverisë së Kosovës dhe përkrahës të Presidentit Rugova. Ndoshta Dick Marty ka përdorur momentin për të ngritur çështjen e krimeve Serbe sepse çmimi për jetën e Shqiptarit ka qenë i parëndësishëm në atë kohë. Nese Shqiptarët janë vrarë jane kosideruar material për Pavarësi.

Advertisement

Sot Thaçi dhe njerëzit e tij duhet dhënë përgjigje për të gjitha vrasjet pas shpine, përfshi edhe Ahmet Krasniqin, Sali Cekaj, Agim Ramadanin, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemën… njrëzit e luftes. Deklaratat plot urrejtje të Nasim haradinaj dhe urrejtja e Thaçit ndaj Anton Çunit së fundmi tregojnë se këta me shumë kanë urryer Shqiptarët sesa që kanë urryer bandat e Millosheviçit. Këta në mënyrë perfide kanë inflirtruar nejrëz nëpër vende ku është treguar sukses për të eliminuar dhe për të marrë kontrollin apo dëmtuar njrëzit, qoftë në luftë apo në poltikë.

Aty ku nuk kanë mundur të shkojnë vetë apo nuk kanë pasë mundësi, kanë derguar individ si gazetarë të huaj, që në fakt kanë qenë spiun si në rastin e anës së Rugovës ku ka komanduar Smajl Hjadaraj.

Ai ka refuzuar pranimin e dy gazetarëve( lexo: spiun) francezë të cilet ishin dërguar nga shtabi I përgjithshëm që kinse te intervistonin njerëz. Disa ditë pas largimit të tyre Serbët kanë sulmuar me të gjitha forcat në drejtim të lokacioneve ushtarake dhe civileve në Rugove të Pejës.

Thaçi dhe banda e tij nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për vëllezërit Bytyçi, për batalionin e Atlantikut, ai ka qënë njëriu që ka përvetësuar luftën dhe skarificën e familjës Jashari. Ai me se paku beri luften e me shume beri tradhetine ndaj luftes.
Me libra të rrejshëm ka dashur të shkruajë historinë, por histria nuk është me shkencë e flasifikimt të fakteve, sot ka hapje dhe ka nejrëz që lexojnë e shkruajnë.

Njeriu që me bandën e tij ka mbyllur secilën derë në botën përendimore dhe ka rrezikuar dhe po rrezikon shtetin me sjelljen e tij të një delikuenti poltik. Ai po refuzon të flasë për kidanpimin e qytetarëve turq por për urdhërat e tij, janë të njoftuar të gjithë edhe Amerikanët edhe Evropianët.

Ky njeri i komunikatës 59 që ka dhenë urdhëra me vra shqiptarë, që ka bërë lista dhe që ka urdhëruar ndalimin e varrimit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.


Ky njeri që ka ngritur një sistem me vazalë e lëpirës, qe i subordinohen në agjendën e tij të pasurimt të klaneve dhe varfërimin e qytetarëve, ky që asnjë fjalë nuk foli për qindra mijëra të rinjë që po e lëshojnë Kosovën derisa ai ëëhte dehur me verërat e shtrnjta të paguara me paranë e taksapguaseve.

Kjo është që më shumë është kujdesur të ruaj paranë e vëllezërve Kariq, sesa pasurinë e vendit dhe qytetarëve.

Per shak te njerezve si ky, histrikisht territory eshte tkurrur dhe Shqiptaret kane mbetur hamalxhinjet e nejrez te dyereve e strhehve te Turqise dhe Evropes.

Nuk ka tjeter çfarë të ndodhë, ky njeri, kjo bandë, ky system që e ka kapur shtetin duhet të shkoj, jo vetëm për hirë të së ardhmës së shtetit e kombit tonë, por për hirë të drejtësisë dhe jetërave që janë dhënë për lirinë dhe pavarësine e vendit.