Në Kampionatin Botëror – Katar 2022 do të marrin pjesë 48 përfaqësuese

Për zgjerimin e këtij kompeticioni nga 32 në 48 ekipe, më së shumti ka insistuar kryetari i FIFA-së Xhani Infantino, ndërsa tani ky vendim është afër realizmit.

157
Kampionati Botëror në Katar 2022

Në mbledhjen e Këshillit të FIFA në Majami, sot është pranuar propozimi që në Kampionati Botëror në vitin 2022 të marrin pjesë 48 përfaqësuese.

Për zgjerimin e këtij kompeticioni nga 32 në 48 ekipe, më së shumti ka insistuar kryetari i FIFA-së Xhani Infantino, ndërsa tani ky vendim është afër realizmit.

Vendimi përfundimtar do të merret në Kongresin e FIFA-së, që do të mbahet në Paris gjatë muajit qershor.

Advertisement