Skena politike në Maqedoninë Veriore dhe pozicionit politik, social, ekonomik e kulturor të shqipëtarëve në Maqedoni po fillon të ripërtrihet në fillim vitet ’90. Lëvizjet filluan po këto vite dhe interesimi për të zënë hapsirën politike nga aktorët politik ishte i madh. Gjithëçka që po ofrohej ishte nën diskursin nacional, pak nga etja e mbylljes së shqipëtarëve me shtetin amë dhe nga ana tjetër çështja e Kosovës. Liderët politik vijnin nga sistemi totalitar, pa përvojë politike demokratike, pa përvojë institucionale ose të tjerë pa përvojë fare. Brenda partive kishte individ që mëtonin të bëhen lider nga kjo mendësi edhe do të kishin ambicie të bëhen lider të partive që kishin filluar karierën politike ose të ndanin partinë dhe të bëheshin lider të partive të reja apo me çdo kusht të qëndronin në krye të partisë pavarsisht humbjeve apo dështimeve të realizimit të premtimeve gjatë pushtetit ndaj elektoratit. Kjo mendësi do të vazhdojë në skenën politike të Maqedonisë Veriore deri vitet e fundit , do me thënë, edhe pas 30 viteve.
Lëvizjet kombëtare e ato demokratike do të vinin pak si rezultat i kërkesave të popullit shqipëtarë e pak nga ato ide për një shtet qytetar. Lufta e Kosovës do të nxiste edhe më ndjenjat nacionale tek shqipëtarët në Maqedoninë Veriore ku më vonë, pas luftës së 2001 , prap në skenë nga një lëvizje ushtarake do të futen në skenën politike edhe aktorë të rinj të politikës. Por, prap lufta politika do të vazhdonte njejtë, me anë të një diskursi populist, nga përvoja socialiste e ish sistemit, me mendësi komuniste do të instalohej prap liderizmi , lideri i pavdekshëm, “ para vdes vdekja pastaj lideri”. Kjo ide, për të uzurpuar skenën politike me anë të liderizmit, të gjithë lëvizjet i shëndroi në grupe të intereseva të individëve që kontrollon lideri.
Por , si lindi lideri gjatë kësaj periudhe? Lideri politik lindi nga këto lëvizje ku të gjithë bashkëmendimtarët i besuan se do të çoj proceset, për avancim, për të drejta, për zhvillim etj, por gjatë gjithë rrugës dhe proceseve demokratizuese , proceseve të avancimit , në mënyrë graduale , nis mbledh pushtet brenda dhe jashtë partisë së tij, dhe nga një lider politik i mishërimit të vullnetit të kombit por edhe idesë për demokratizim të masave, bëhet , siç thotë Maks Weber, një bos, pra një figurë që e tjetërson demokracinë dhe lind pushtetin, vertikalitetin social. Lind bosi. Pastaj bosi tjetër etj.
Mbi supet e masave të popullit vet, i cili ishte i trazuar ideologjikisht, kombtarisht e fetarisht, ky dikushi , bosi, në mënyrë graduale, mbledh fuqinë, shkel mbi shokët e “idealit” , i shfrytëzon masat dhe shokët, shton autoritetin, shton kapitalin financiar, bën lidhje të reja sociale, bën ndjekës të sinqert e të interesit, bën emër e nam, nëpërmjet ekraneve iu fiksohet në kujtesën kolektive të masave dhe shëndrohet në individ të fuqishëm që nuk e ndryshon kush nga posti. Fillon eliminon rivalët politik brenda partisë, le nën hijen e tij disa individ pa vizion apo pa kaçik intelektual dhe nëpërmjet një seleksionimi socio-politik ngrihet si monument brenda partisë e jashta saj, normal prap me anë të diskursit populist dhe populizmit bëhet faktorë i veprimeve politike në vend.
Nga gjithë historia politike në Maqedoninë Veriore e pas komunizmit, e përsërit këtë mendësi të krijimit të bosave politik. Jemi shumë larg të doktrinave liberale demokratike mbi politikanin si një qytetar që pasi shërben në postet publike për një kohë, pasi kryen detyrën dhe misionin, të kthehet profesionit të tij.
Ky lloj i politikanit apo liderit nga këndvështrimi demokratik, largohet nga skena politike, pasi të kishte përfunduar të shërbyerit në një post publik si rezultat i politikës në atë post, të largohet nga posti politik, i liderit apo edhe politikanit, në momentin e mos realizimit të premtimit dhe në rastin e humbjes së zgjedhjeve. Që do me thënë, prej fillimit të viteve 90 deri tash , të gjithë liderët politik e politikanët, është dashur të japin dorëheqje dhe të zëvendësohen me të rinj. Por, bosët nuk largohen kurrë në këtë mënyrë nga skena politike, sepse nuk shpreh vullnetin e masës, por është turma ( masa ) ajo që ndjek këshillat , urdhërat , propozimet dhe dëshirat e bosit. Me këtë e ka ndërtuar edhe identetin e partisë, partia identifikohet me bosin. M.Weberi, në Europë këtë e ka studiuar para një shekulli, pra ne jemi një shekull pas.
Të lavdrohemi para partive maqedonase se ata i ndryshojnë liderët e ne i mbajmë të njejtët, është pak ide rurale e inferiore, nuk është moderne.

Ali Maksuti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here