Një përdorues i Facebook së shpejti mund ti dërgojë mesazh një përdoruesi të WhatsApp

Facebook planifikon të integrojë shërbimet e tij të mesazheve në Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger.

103

Facebook planifikon të integrojë shërbimet e tij të mesazheve në Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Ndërsa të tre këto aplikacione do të mbeten të pavarura, në një nivel shumë më të thellë ato lidhen sëbashku, kështu që përdoruesit e tyre mund të shkëmbejnë mesazhe me njeri-tjetrin mes aplikacioneve të ndryshme.

Facebook tha për BBC se ishte në fillim të një “procesi të gjatë”.

Plani u raportua për herë të parë në New York Times dhe besohet të jetë një projekt personal i themeluesit të Facebook Mark Zuckerberg.

Pasi të përfundojë, bashkimi do të thotë se një përdorues i Facebook mund të komunikojë drejtpërdrejt me dikë që ka vetëm një llogari WhatsApp. Kjo është momentalisht e pamundur pasi aplikacionet nuk kanë bazë të përbashkët.

Advertisement

Puna për bashkimin e tre elementeve tashmë ka filluar, njoftoi NYT, dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit të ardhshëm.