Një plan apo një ide për ekonominë

Ali Maksuti

Në çdo paraqitje të krizave ekonomike apo financiare në botë kanë prodhuar ideolog të ekonomisë për dalje nga kriza, nganjëherë kanë prodhuar ideolog edhe zhvillimet ekonomike dhe financiare, siç qe edhe revolucioni industrial në Angli që dolën ekonomistë të rangut të Adam Smithit, e deri tek krizat e fundit financiare që erdhën si rezultat i fluskave kreditimit dhe krizat hipotekare në SHBA dhe normal që ndikoi në rrjedhat ekonomike në gjithë botën, që më nuk dolën persona por institucione me plane për të dalur nga ajo krizë.

Por, kriza e fundit që po fut në recision shumë shtete në botë , duke rezikuar edhe unionin e Zonës së Euros, që duhet të mbijetojë një krizë edhe më të thellë se ajo e krizës së Euros që erdh si rezultat i krizës financiare globale 2008-2009, po kërkon një intervenim të shpejtë por të menduar mirë. Ashtu siç deklaroi edhe David Sassoli, Kryetari i Parlamentit Europian, për të tejkaluar situatën COVID19, “ duhet të mbrojmë popullatën, por gjithashtu duhet të mendojmë të mbrojmë vendet e punës së tyre “ …pra “ duhet të veprojmë shpejt, por ta bëjmë mirë “.

Plane të ndryshme sot qarkullojnë për tejkalimin e krizave ekonomike dhe financiare që po përballohen shtetet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Shumë shtete të zhvilluara dhe ato në zhvillim kanë marë masa dhe  paketa financiare për të zbutur situatën momentale, të gjitha për nxitje të konsumit, që realisht në nivel global ka rënie në 1/3 , shtyerje të obligimeve fiskale, paketa huazimeve financiare etj. Të gjithë shtetet janë duke aplikuar dhe propaganduar masa proteksioniste për mbijetesë ekonomike, duke filluar nga shtetet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, kurse nga ana tjetër rrjedhat e zhvillimeve të trendeve të ekonomisë globale nuk mund të frenojnë dhe politikat ekonomike të shpejta bien ndesh. Nga njëra anë politikat shtetërore për të mbrojtur tregun e punës në vend, prodhimin vendor dhe mbrojtjen e velutës së vendit apo politikat monetare nga një anë dhe nga ana tjetër korporatat multinacionale që kapitalet e tyre i kanë të derdhura dhe investuara ane kënd globit, po mundohen të gjejnë një zgjidhje të ekuilibruar për mbijetesë dhe minimizim të humbjeve. Të gjithë shtetet e Euro Zonës kanë aplikuar masat fiskale për ndihmë për të tejkaluar situatën momentale do të ndikojë negativisht në ekonomitë e vendeve nëse pandemia do të zgjas më shumë se çfarë parashifet. Këto masa i kanë marrë edhe vendet në zhvillim, por pasi ekonomitë e shteteve në zhvillim janë më të brishta , forma e masave duhet të ndryshojë nga ajo e e shfrytëzimit të hapsirave fiskale si ndihmë e shpejtë ndaj ekonomisë së vendeve, në format e huazimeve të mjeteve financiare me norma interesi shumë të volitshme dhe periudhë grejsi një vit dhe të njëjtat të investohen në sektorë të ekonomisë së bizneseve të vendeve, pasi realisht kjo krizë nuk është krizë financiare por është një krizë e tregut, e ofertës dhe kërkesës në treg, që normal po që zgjatë do të ndikojë drejt për drejtë thellë në kriza të mëdha sociale.  Për të mbajtuar gjallë ekonominë e tregut dhe fokusi duhet të jetë në bizneset dhe konsumin forma e huave ndihmojnë në periudha më afatgjate.  Por, nga ana tjetër, bankat mund të mos jenë të gatshme të përballojnë nivelin e kërkesave.

Bashkimi Europian ka kërkuar nga Banka Qendrore Europiane të ndërhyjë me paket financiare duke u angazhuar të blejë obligacione qeveriate dhe bizneseve në vlerë prej 750 miliar euro dhe më parë një vlerë për rifinancim në vlerë prej 360 miliar euro. Kjo formë do të zbusë Euro Zonën, por në afatgjatë edhe huatë , në periudhat e rifiancimit , në rast se qeveritë e ardhshme të BE-së nuk do të ndjekin rregullat mund të shkaktoj një krize tjetër financiare si ajo e krizës së euros së viteve 2010-2012.

Kjo gjendje , drejtpërdrejtë do të ndikonte edhe në gjendjen ekonomike të BE-së por edhe gjithë vendeve tjera , sidomos të Balkanit Perëndimor.

Balkani Perëndimorë që është pretendete për të integruar në institucionet e BE-së janë duke ndjekur format e BE-ës për ndikimet në tejkalimin e krizës. Masat e ndërmara janë të ngjajshme, duke filluar nga paketat fiskale, huazimet e vogla për konsum, grejs periudhat për kthim të kredive, masat sociale për lehtësim të veprimeve etj. Por, forca e tregut nuk është e ngjajshme me vendet e BE-së dhe pasojat mund të jenë më të rënda.

Format e ndërhyrjes së shtetit në tejkalimin e krizave, më të forta kanë qenë ajo e Japonisë ,SHBA-ve dhe Anglise, kurse BE-së len të kuptohet se përveç sjelljeve të qeverive brenda shteteve të tyre, ka lëvizur tejmase unitetin ekonomik të shteteve brenda BE-së, shtoja këtu, përveç krizës së pandemisë, atë ekonomike dhe financiare  edhe atë politike brenda unionit.

Shba-të kanë intevenuar më një plan për të shpëtuar biznesin e vogël më një paketë financiare nga fondet shtetërore në vlerë prej 4 miliard dollarë, të cilat janë derdhur nëpër llogaritë e bizneseve të vogla për likuiditet dhe mbrojtjen e uljes së papunësisë. Këto hua që janë dhënë për biznesin e vogël janë garantuar nga Byroja Federale që siguronte me garanci qeveritare dhe nuk kanë asnjë garanci nga ana e huamarësve. E vetmja mënyrë ishte, se qeveria ka kapacitet që pas pandemisë të kontrolloj këta biznese për rrjedhën e punës.

Pra, huazimet janë parë si masë pak më e suksesshme për të tejkaluar situatën, por ka rezik që borxhi privat të kalojë borxh publik.

Kurse në shtetet e varfëra si zona e Afrikës, janë pjesë të cilët funksionojnë me ekonomi shumë të brishtë dhe në varfëri të madhe. Pandemia nuk ka ndikuar siç ka bërë në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim, por ka ndikuar edhe aq pak investime që ka patur nga shtetet e zhvilluara në këtë kontintent të ndalen në këtë periudhë dhe ka ndikuar drejtpërdrejtë në ekonominë e saj. Në librin e tij, Fundi i varfërisë – Mundësitë ekonomike të kohës sonë, Jeffry D.Sachs, shkruan se “ për të ndryshuar gjendja e kontinentit të Afrikës, duhet të kalojë nga faza e mjerimit, në atë të varfërisë pastaj në atë në zhvillim “.  Dhe mjerimi i botës së tretë nuk është si rezultat vetëm i kolonializimit modern nga korporatat ndërkombëtare por edhe si rezultat i thellë i korupsionit të qeverive afrikane. Gjithashtu, padrejtësia e funksionimit e qeverive  në raport me qytetarët e tyre.

Në këtë periudhë pandemie, vetëm Kina, nga erdhi edhe virusi që shkaktoi këtë gjendje, ku edhe u kritikua nga qeveritë perëndimore, paraqet zhvillim të njejtë ekonomik, sa janë të sakta të dhënat nuk dihen sakte, duke marë parasysh pushtetin kinez dhe raportin e transparencës ekonomike në numra.

Por, kriza po vazhdon dhe vetëm intervenimi i shteteve është duke u parë si shpëtim i gjendjes momentale, por nuk ka një ide afatgjate si do të dilet nga kjo krizë ekonomike dhe si do të menaxhohet gjendja pas kovidit, si do të funksionoj bota në aspektin ekonomik dhe mbijetesës financiare ? U thyen parimet e rregullit të tregut, kapitalizmi po tregon pafuqinë për të gjetë zgjidhje afatgjate, duke parë se për një shekull po pëson goditje të shpeshta brenda vetes së saj, kurse social demokratët po mundohen me politikat sociale të mbijetojnë si zgjidhje me intervecionizmin social shtetëror. Asnjëra palë nuk jep shpresë për një zgjidhje stabile afatgjate.

Pandemia ka gjunjëzuar kapitalizmin dhe konsumerizmin, ka sjellë ekonominë botërore në një gjendje që nuk mund të ndihmojë veten dhe pasojat po i sjell gjithë globit. Ideja e kapitalizmit dhe konsumirezmit, duke krijuar mendësinë harxho para se të fitosh, në fillim dha shenja në krizën hipotekare tash u gjunjëzua në kohën e pandemisë.

Nga kjo na kujton edhe argumentin nga Kurani , “ dhe kur mbreti i tha “ Kam parë ëndër se shtatë lope të dobëta i hanin shtatë lope të majme dhe shtatë kallinj të papjekur dhe po aq të tjerë të tharë ( pjekur) …( 43, Jusuf ) ,..”Ai tha, do të mbillni shtatë vjet me radhë dhe atë çka korni e lini në depo , përveç asaj pakice që e hani ( 47, Jusuf )

Planifikimi i konsumit, korupsioni , investimet kapitale të pamenduara mirë , fluskat financiare të krizës hipotekare të viteve 2008 – 2009, rritja e borxheve të brendshme dhe të jashtme të shteteve ndaj institucioneve financiare në investime për koloializim , treguan gjendjen e argumenteve më lartë.

Prodhimi i ideve të frenimit të idesë së konsumerizmit dhe planifikimit të ekonomisë , qoftë edhe sociale , në kohë të mira mbjellni kurse në kohë krize të keni , është ide fito pastaj harxho.

Mungesa e ideve ekonomike po rikrijon dhe do të rikrijojë kriza të reja ekonomike dhe sociale në botë, si sot që kriza shëndetësore kërkon që të prodhojë vaksisnën për virusin, edhe krizat ekonomikë duhetë të prodhojnë ide ekonomike për të daluar nga krizat ekonomike të njëpasnjëshme që paraqiten.