Nuk ka raste të reja me koronavirus prej mbrëmë

143

Nga mbrëmë nuk është paraqitur asnjë rast me koronavirus në vend. Alsat mëson se as sot nuk ka të paraqitur ndonjë rast me simptoma të koronavirusit. Nga shtabi i krizës njoftojnë se situata është nën kontroll, por sugjerojnë që masat të zbatohen në përpikëri.  Ndërkohë bëhet e ditur se në nevojë të reagimit ministritë përkatëse  do të marrin urdhëresa të reja.

Edhe ministria e shëndetësisë njofton se sot në mëngjes nuk janë regjistruar raste të reja me koronavirus në vend.
Mbrëmë vonë janë kryer 22 teste, që të gjithë kanë rezultuar negativë ndaj koronavirusit. Numri i të prekurve nga ky virus në vend është 42. Pacientët janë në gjendje stabile dhe tek asnjëri nuk ka përkeqësim të gjendjes shëndetësore.