Ordanovski: BDI më mirë të mos përzihet në fushatën e Pendarovskit

"...duke e pasur parasysh reputacionin e BDI-së tek elektorati shqiptarë, nësë vërtetë dëshirojnë të ndihmojnë, ndoshta më e zgjuar do të ishtë të qëndrojnë në zyrat shtetërore, mos të trokasin ne dyert e votuesve potencial të Pendarovskit.", ka shkruar Ordanovski

104

Analisti i njohur maqedonas Sasho Ordanovski, nëpërmjet një shkrimi autorial për Civil Media, ka analizuar fushatën zgjedhore në rrethin e dytë.

Ordanovski nuk ka hezituar të komentoj edhe sjelljen e BDI-së dhe forcën e tyre politike, të cilën ai e sheh me skepticizëm.

Duke komentuar deklaratën e Izet Mexhitit,  ku Mexhiti ka parlajmruar se në rrethin e dytë do të shkojnë derë më derë për të siguruar mbështetje Pendarovskit, Ordanovski ka këshilluar BDI-në që gjatë fushatës më mirë të qëndrojnë në zyrat shtetërore.

“…duke e pasur parasysh reputacionin e BDI-së  tek elektorati shqiptarë, nësë vërtetë dëshirojnë të ndihmojnë, ndoshta më e zgjuar do të ishtë të qëndrojnë në zyrat shtetërore, mos të trokasin ne dyert e votuesve potencial të Pendarovskit.”, ka shkruar Ordanovski/Telegrafi.mk

Advertisement