Osmani kritikon BE-në: Nuk e mbajtët fjalën, thirreni për parime të cilët vetë i shkelët

126

Zv.kryeministri për Çështë evropiane në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka thënë se ky është hap i rëndë për vendin dhe se Maqedonia nuk duhet të ik nga kjo rrugë duke punuar për reforma.

“Thjeshtë si vend me të vërtet u kthyem në rrugën euroatlantike në kuptimin më të gjërë të fjalës. Dhe kjo nuk është vetëm konstatimi ynë ,por për këtë morëm edhe konfirmim nga Komisioni Evropian, nga fqinjët edhe nga vendet anëtare të Unionit, por edhe Këshilli i BE-së , sot 27 vende anëtare të cilave u jemi shumë falënderues, kërkuan qartë pa hamendje që Republika e Maqedonisë së Veriut të merr impuls të ri në Integrimet Evropiane për të vazhduar në rrugën e reformave.
Mirëpo një vend, kërkesa kyçe e të cilës ishte të shmanget principi i konsensusit gjatë vendosjes, sot ka shfrytëzuar këtë të drejt që mos të lejojë vendimin e rrumbullaksuar për fillimin e negociatave.
Unë nuk kam dilema që kredibiliteti evropian jo vetëm në vend , por në tërë rajonin është i dëmtuar. Dhe kjo është normale, pasojë logjike kur një Union i ndërtuar në principe do të shkelë principin themelor dhe nuk do ta mbajë fjalën e dhënë.
Por kjo nuk duhet të na largojë nga vlerat evropiane .
Ne jemi pjesë e Evropës dhe padrejtësia e sotme nuk guxon të na largojë nga përpjekjet tona për të vazhduar me implementimin e reformave, të vazhdojmë me ndërtimin e marëdhënjeve të mira fqinjësore, të vazhdojmë të mirëmbajmë bashkëjetesën dhe shoqërinë multikulturore-thjeshtë, të vazhdojmë në ndërtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Evropiane” ka thënë mes tjerash Osmani.