Papa në shtëpinë e Nënë Terezës

123

Papa Françesku mbërriti në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, në vizitën e parë në këtë shtet të një drejtuesi të kishës katolike.

Ai u prit nga presidenti në largim, Gjeorgji Ivanov dhe kryeministri, Zoran Zaev, me këtë të fundit që e ka vlerësuar historike ardhjen e papës në Shkup me mesazhin e pajtimit dhe solidaritetit. Ai ndërkohë është përkulur para përmendores së Nënë Terezës, para shtëpisë ku ajo lindi, ku edhe ka shtrënguar duart me liderët e komuniteteve fetare në vend. Ati i shenjtë më pas mbajti një meshë në sheshin Maqedonia në Shkup.

Papa Francesku, është ndalur edhe tek rëndësia e karakterit shumëetnik që ka Maqedonia e Veriut si shtet.

“Përkatësitë e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe të tjerëve, ka krijuar një mozaik të bukur, e i cili do të zbukurohet edhe më tej nëse do të dini që ta bartni këtë mozaik edhe në gjeneratat e reja”, tha Papa.

Advertisement

Në fokus të kësaj vizite tre ditore, që e solli atin e shenjtë fillimisht në bullgari dhe më pas edhe në Maqedoni, kanë qenë edhe emigrantët, për të cilët ai ka kërkuar solidaritet. Mesha e drejtuar nga papa u ndoq nga rreth 15 mijë persona të ardhur në Shkup, jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga vende të tjera përreth. Vizita e papës ngriti në këmbë thuajse të gjithë aparatin shtetëror në vend, me masa të jashtëzakonshme sigurie.

Qindra forca policore dhe ushtarake si edhe njësitë speciale anti terror, ishin angazhuar për ruajtjen e sigurisë. E marta ishte shpallur në Shkup ditë pushimi, me qëllim evitimin e rrëmujës por edhe si masë për mbarëvajtjen e vizitës.T