Papa viziton Maqedoninë Veriore, disa fakte për katolikët e Shkupit dhe Strumicës

-Kisha Katolike në Maqedoninë Veriore numëron 15 mijë besimtarë – ose rreth 0.75 përqind e banorëve. Ata ndahen në dy pjesë: katolikë me ritin latin me rreth 3700 besimtarë si shqiptarët, kroatët, polakët, sllovenët dhe sllovakët, të cilët jetojnë kryesisht në Shkup dhe veri të vendit. Kurse 11.50o besimtarët tjerë katolikë janë të ritit bizantin – pra njohin autoritetin e Papës, por ritet i kanë të ngjashme si ortodoksët – ky grup jeton kryesisht në juglindje të vendit.

639

Në 7 maj Maqedoninë Veriore e viziton Papa Francesku, një papë i i njohur për vizitat nëpër vendet multietnike dhe të varfëra. Ai para dy vjetësh vizitoi Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Por pse kjo vizitë në Maqedoninë Veriore nga një Papë?

-Maqedonia Veriore prej 2005 ka pasur probleme të jashtme me kontestin e emrit, që fatmirësisht e zgjodhi në fillim të këtij viti. Kjo vizitë e një lideri të madh botëror si Papa, inkurajon Maqedoninë Veriore për të vazhduar rrugëtimin e saj perëndimor. Papa do qëndrojë dhjetë orë në Shkup, shkruan foldrejt.com.

-Shkupi ka një pakicë katolike, por njihet për origjinën e të shenjtës Nënë Tereza (1910-1997).

-Kisha Katolike në Maqedoninë Veriore numëron 15 mijë besimtarë – ose rreth 0.75 përqind e banorëve. Ata ndahen në dy pjesë: katolikë me ritin latin me rreth 3700 besimtarë si shqiptarët, kroatët, polakët, sllovenët dhe sllovakët, të cilët jetojnë kryesisht në Shkup dhe veri të vendit. Kurse 11.50o besimtarët tjerë katolikë janë të ritit bizantin – pra njohin autoritetin e Papës, por ritet i kanë të ngjashme si ortodoksët – ky grup jeton kryesisht në juglindje të vendit.

Advertisement

-Maqedonia Veriore ka dy dioqeza katolike me 25 priftë: dioqeza e Shkupit dhe ajo e Strumicës-Shkup për katolikët e ritit bizantin. I pari i të dy kishave është ati Kiro Stojanov (60 vjeçar).

-Katolikët e ritit bizantin shpesh kanë emigruar nga Greqia në Maqedoninë e sotme dhe më pas një pjesë edhe në Bullgari.

Dy herë krishtlindje, dy herë Pashkë

Shumica e priftërinjve katolikë janë “bi-ritualizuar” domethënë festojnë edhe ritet latinë edhe ato bizantine. Pra ata festojnë festat edhe me kalendarin julian bizantin edhe me atë latin gregorian. Sipas kësaj, ata kanë dyherë Pashkë dhe dy herë Krishtlindje (24 dhjetor dhe 7 janar).

-Qendra e katolikëve në Maqedoninë Veriore është Radova, një fshat rreth 10 kilometra larg kufirit me Greqinë dhe 15 kilometra larg kufirit me Bullgarinë.

-Edhepse ky fshat ka 900 banorë, shumica e priftërinjve vijnë nga ky fshat – ngjashëm edhe lideri i sotëm i katolikëve në Maqedoni: Stojanov. Radova ndryshe quhet edhe “Roma e vogël e Maqedonisë Veriore.”

-Kisha katolike prej 25 vitesh nuk ka prift shqiptar. Kjo ka sjell rrezikun e asimilimit të pak katolikëve shqiptarë që jetojnë kryesisht në Shkup. Një djalë i ri është Emanuel Mates, që tani si katolik punon në kishën gjermane në Kissing. Ai mund të merret si shpresë për katolikët shqiptarë, që edhe ata të kenë një at ku të drejtohen./Foldrejt.com