Pas 250 vjetëve në Suboticë thirret ezani për namaz nga minarja e Xhamisë

Xhamia e quajtur El-Muhajir (muhaxhir/refugjatë) ndodhet pranë tregut në rrugën Karagjorgjevo, dhe përbëhet prej minares 16 metra të lartë dhe tetë kupolave të vogla.

82

Me vendim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Suboticës, dje, në xhaminë “El-Muhajir”, në Suboticë është thirr ezani i parë gjatë namazit të ikindisë, shkruan snews, transmeton Lugina-Lajm.

Kjo xhami në qytetin më verior të Serbisë u ndërtua në vitin 2008. Në esencë, kjo është xhamia e parë në rrugën Sofje-Budapest, pas më shumë se 250 vjetësh.

Xhamia e quajtur El-Muhajir (muhaxhir/refugjatë) ndodhet pranë tregut në rrugën Karagjorgjevo, dhe përbëhet prej minares 16 metra të lartë dhe tetë kupolave të vogla.

“Allahu i dhasht hajr, atij që do ta bëjë këtë në të ardhmen”. Ezan do të thirret një herë në javë, gjatë namazit të xhumasë. Allahu i shpërbleftë të gjithë donatorët që morën pjesë në realizimin e këtij projekti të blerjes së pajisjeve elektronike, zërimit etj.”, thuhet nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Suboticës.

Advertisement