Pasojat e Covid-19 në ekonominë e Shqipërisë

Gjatë periudhës janar – prill të ardhurat në buxhet shënuan rënie të ndjeshme për shkak të masave shtrënguese të pandemisë Covid-19. Për këtë arsye, ekspertët e fushës e vlerësojnë hapjen e ekonomisë si masë të nevojshme për rimëkëmbje të shpejtë.

Ekonomisti Broka sugjeron që autoritetet duhet të shtojnë vëmendjen në avantazhet konkurruese që ka vendi.

Treguesit fiskal të ministrisë së financave tregojnë se muaji prill ka qënë më i vështiri për ekonominë, për shkak të masave shtrënguese të pandemisë Covid-19. Të ardhurat në buxhet kanë shënuar rënie të ndjeshme në katër mujor, duke rënë me 30% krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Referuar të dhënave, performanca e dobët ka prekur të gjithë zërat, por efektin kryesor e kanë dhënë TVSH-ja, tatim- fitimi, taksat nacionale dhe ato të pushtetit vendor./ tvsh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here