Për dy ditë me radhë çmimi i naftës dhe vlera e dollarit po bien!

445

Vlera e dollarit për dy ditë me radhë po përjeton një rënie në raport me gjashtë monedhat kryesore botërore, gjë që bën që edhe çmimi i naftës gjithashtu të përjetoj një rënie.

Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e monedhës të SHBA-ve në raport me gjashtë monedhat më të rëndësishme të botës, është rreth 96.46 pikë, kurse dje në të njëjtën kohë ishte 96.64 pikë.

Dollari në krahasim me monedhën japoneze u zvogëlua nga 113.05 deri në 112.95 jen e djeshëm.

Ai gjithashtu u dobësua në raport me euron dhe tash çmimi i euros arriti në 1.1410 dollarë, ndërsa dje në këtë kohë ishte 1.1395 dollarë.

Advertisement

Në tregun amerikan, çmimi për një fuçi të naftës ra 2.4 %  këtë mëngjes që në vlerë monetare është 53.35 dollarë, ndërsa çmimi i një fuçi nafte në tregun botërore ra për 1 për qind në vlerë monetare 62 dollarë.

Çmimet e naftës janë në fokus të investitorëve, sepse ata fiksohen se ngadalësimi i rritjes të ekonomisë globale do të shkaktojë një kërkesë më të vogël për energjesa dhe si rezultat i kësaj oferta do të jetë më e madhe se kërkesa.

Gjatë dy muajve të fundit, çmimet e naftës kanë rënë deri më 25% dhe janë në nivelin më të ulët këtë vit.

Papritur dy ditë më parë edhe rezervat e naftës të SHBA-së u zvogëluan. Prodhuesit e naftës janë goditur nga rënia e madhe çmimeve të naftës gjë që ndikoj në tregjet financiare dhe kjo bëri të paraqiten shqetësime rreth ekonomisë botërore.