Për regjistrimin e popullsisë, LSDM kundër përkatësisë etnike

Të gjithë partitë politike në Maqedoni, përveç LSDM-së janë kundër regjistrimit pa përkatësi etnike në pyetësor.

159

Të gjithë partitë politike në Maqedoni, përveç LSDM-së janë kundër regjistrimit pa përkatësi etnike në pyetësor. Partitë shqiptare mbeten në qëndrimin se regjistrimi i popullsisë pa përkatësinë etnike nuk do të jetë i plotë, duke u mbështetur nga, siç thonë, fakti që të drejtat e shqiptarëve në vend varen nga numrat.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, thotë se gjatë regjistrimit të popullsisë s’duhet bërë ndarje etnike, por duhet të vërtetohen numri i saktë i popullsisë që jeton në Maqedoni, për shkak se siç thotë ajo, Maqedonia pak nga pak po boshatiset.

Edhe partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE thotë se përkatësia etnike gjatë regjistrimit të popullsisë është shumë e rëndësishme.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se ata si parti politike do të kundërshtojnë regjistrimin e popullatës, nëse i njëjti nuk përmban përkatësinë etnike dhe fetare. Sipas tij, deklarimi o lirë i përkatësisë kombëtare dhe fetare është në përputhje me të drejtat universale të njeriut.

“Në asnjë mënyrë. Kundërshtojmë idenë që regjistrimi të bëhet pa mundur qytetarët ta deklarojnë përkatësinë e tyre etnike dhe fetare. Nuk mund të kërkosh regjistrim pa përkatësi etnike, dhe në të njëjtën kohë të jesh i gatshëm të ulesh dhe t’i zgjidhesh problemet ndëretnike në vend”, thotë Sela.

Nga Lëvizja Besa e Kasamit e kanë të njëjtin qëndrim se shteti dhe institucionet duhet të kenë të dhëna të sakta rreth përkatësisë etnike.

Advertisement

“Regjistrim të popullsisë duhet të ketë edhe në bazë fetare, për shkak se ne vet i vendosëm këto elemente etnike në Kushtetutë për realizimin e të drejtave të caktuara. Këto duhet të mbeten sipas standardeve që i kemi ne këtu. S’duhet të bëjmë fushatë se kjo bashkësi është kaq, dhe ajo bashkësi etnike është aq, për shkak se vetëm me regjistrim të vërtetë me numra dhe përbërje etnike do të shfaqet përqindja, ashtu siç ka qenë gjithmonë në Maqedoni”, deklaroi deputeti Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.