Përjashtohet nga Parlamenti tjetër deputet i PD-së

Debateve të ashpra në Parlament nga ana e deputetëve të opozitës teksa po diskutohej një draft i qeverisë për pakicat kombëtare, iu shtua edhe një përjashtim në radhët e deputetëve të djathtë.

Flamur Noka, i cili së bashku medias deputetë të tjerë ‘pushtuan’ e Kuvendit u përjashtua me vendim të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi pasi kishte thyer rregulloren e Kuvendit.

Noka bëhet i dyti kështu nga PD-së që është përjashtuar nga punimet e Kuvendit, pas atij të kreut të partisë, Luzlim Basha.

Seanca u ndërpre me 5 minuta pushim, për të rifilluar më pas me rendin e ditës ku diskutimet  do të fokusohen në komisionin për reformën zgjedhore.

Shkruaj koment
Shpërndaje