Përqeshja e artit në rrethina

Arti ngelet një sintezë e organizimit shoqërorë, me të gjitha finalitetet e tij, arti dhe kultura janë vertebra e një qytetërimi, njeriu njeh përms artit të drejtat e veta për të mirën e të gjithëve, krijon dinjitetin si qytetarë.

149
Gena Bakiasi

Luli nga rrethinat e Shqipërisë së sotme është një fëmijë me plot ngazëllim panvarësisht jetës përreth tij. Fati e ka lindur atë në një shoqëri të shterur nga arti, të shterur nga arsimi e jo më pak të zbrazur nga qytetërimi. Sot ai ka veshur një palë këpucë të pranueshme, të ngrohta, pak a shumë njëjt me shokët e grupit. Ka një ҫantë shpine me libra të cilat ia dhuron motra ҫdo vit pasi; ajo është vetëm një klasë më e madhe se ai.

Gjatë pushimit duart e djaloshit kanë tashmë një fet bukë me gjalpë, ndonjë ditë kanë edhe pak djathë, ose kur nëna i ka dhënë pak të holla ai blen një ҫokollatë te tavolina e ëmbëlsirave pranë oborrit të shkollës, të shitura nga Bejtja.

Qeshja e Lulit të sotëm vjen se, atij i pëlqen shumë arti; veҫanërisht piktura dhe aktrimi. Shpesh, vizaton një vashëz duke ecur në një lëndinë me lule. Flokët ia bënë onde, onde të verdha si një tufë mimozash. E vesh me një fustan të kaltër si qielli, hapsirë, simbol bukurie dhe dashuri ka në lëvizjet e lapsit të djaloshit, ka një talent që dallohet në të tërë shkollën.

Kur Luli merr e vizaton, fytyra e tij shndrin aq shumë, sa dielli duket si llampë vajguri. Roza nuk i pëlqen Lulit për vajzat, i duket përjashtuese. Ndoshta vizaton shoqen e bankës Lilin, ndoshta motrën, se vetëm këto ia dinë ëndërrat. Loja e tij e preferuar është teatri, gjithmonë luan rolin e udhëtarit tek libri“ Kozeta” dhe motrës i jep rolin e të bukurës Kozet. Një dhuratë e bërë kjo nga shoqja e bankës, për ditëlindje.

Advertisement

Ky libër i zgjoi dëshirën për të vizituar një bibliotekë, një teatër, ndryshe nga filmat me Spider Man të kohës. Po kjo dëshirë në rrethinat e Shqipërisë së sotme është po aq e vështirë sa blerja e këpucëve për Lulin e dikurshëm të Migjenit. Teatri është një sqimë për prindërit e tij, për shkollën dhe për institucionet; gati, gati qesharake dëshira e tij.

Një jetë kaq e vakët artistikisht në lokalitetet e vendit nuk është rastësi, ështëː qëllim i tejzgjatur politikë. Të lihen fëmijët pa kulturë artistike, pa dije, pa biblioteka, pa teatër, pa aktivitete sportive, pa konkurse të fushave të tilla. Të bëhen thjeshtë tregëtarë dhe akoma më keq militant.

Politikat lokale dhe kryesisht politikat socialokulturore janë krejtësisht jashtë ҫdo funksioni në qytetet dhe aq më pak në fshatrat e Shqipërisë. Askush nuk flet për ktë problematkë, heshtin institucionet e pakta kulturore dhe po aq të mekura dhe institucionet arsimore. Hordhit politike nuk reshtën dekadat e fundit deri në shfarosje të kulturës artistike në fshatrat dhe qytetet e vogla të vendit.

Arti ngelet një sintezë e organizimit shoqërorë, me të gjitha finalitetet e tij, arti dhe kultura janë vertebra e një qytetërimi, njeriu njeh përms artit të drejtat e veta për të mirën e të gjithëve, krijon dinjitetin si qytetarë. Mungesa e artit te fëmijët i prin ata drejt dhunës jo pak të dëgjuar nga ambienti ku jetojnë.

U ka humbur frymëzimin mbi jetën , dashurinë për natyrën e më e keqa dashurinë për tjetrin. Luli që është një “monadë” plot art do ta cilësonte Lajbinici, qeshet ironikisht nga fati i tij nga njerëzit përreth, nga të afërmit, jo më pak dhe nga një pjesë e mësuesve militant si një dramë-komedi e përditshme.

Shkruan: Gena Bakiasi