Përzierja e çajrave për tretje gurësh

Nga përzierja e bimëve të përshkruara më sipër, e mira e së cilës është se secila bimë e lartëpërmendur rritet në trevat shqiptare, del një çaj, i cili shton mjaft urinimin, prandaj përdoret në gurët me natyrë fosfatesh, uratash dhe karbonatesh.

132

Shpesh ndodh që mjekësia popullore shëron më mirë dhe pa efekte anësore sëmundjet që nuk po u gjendet derman nga mjekësia profesionale. Portali “Foldrejt.com”, edhepse nuk është i specializuar në këtë fushë, ka hasur në një libër të vjetër të kohës së komunizmit në Shqipëri për çajrat, ku shumë sëmundje të rënda dhe kronike mund të zbuten ose të shërohen tërësisht nga përzierja e disa bimëve. Në vijim do u japim një recetë.

Përzierja për tretje gurësh

Një ndër sëmundjet më shpesh të hasura dhe me dhimbje marramendëse sot është edhe gurët në veshka. Përveç asaj që sot kjo arrihet të shërohet me aparatura më moderne, gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri, kjo sëmundje është shëruar me përzierjen e disa çajrave si vijon:

Mustaqe mistri         (maydis stigma) …..30 përqind
Bar bishtkali            (Equiseti Herba) ……15 përqind
Gjethe Gërdeci         (Uvae ursi Folium)… 20 përqind
Rrënjë gjuhënuseje   (Ononidis Radix)…. 5 përqind
Bar radhiqeje            (Taraxaci Herba)….. 10 përqind
Gjethe mështekne…… (Betulae Folium)…..20 përqind

Advertisement

Vetitë

Nga përzierja e bimëve të përshkruara më sipër, e mira e së cilës është se secila bimë e lartëpërmendur rritet në trevat shqiptare, del një çaj, i cili shton mjaft urinimin, prandaj përdoret në gurët me natyrë fosfatesh, uratash dhe karbonatesh.

Mustaqet e misrit rrisin 3-5 herë diurezëm, këshillohen jo vetëm kundër gurëve në veshka, por edhe kundër acarimit të fshikëzës, urinimit me gjak etj. Rrënjët e gjuhënuses rekomandohen kundër rërës që formohet në veshka dhe në rrugët urinare, kurse bari i bishtkalit, në saje të kripërave të kaliumit dhe të esencës me veprim antimikrobik, përdoret si antiseptik e diuretik në sëmundjet e veshkave dhe të fshikëzës urinare. Veprimi diuretik i çajit rritet nga prania e bishtave të qershisë dhe e gjetheve të mështeknës. Çaji ka edhe veprim antiseptik në rrugët urinare, në sajë të gjetheve të dërgecit, të cilat e shtrijnë efektin e çajit edhe në cistite e uretritë.

Përgatitja dhe përdorimi

Dy lugë supe me specie hidhen në një enë ku shtohen dy gota me ujë të ftohtë, të cilat lihen në qetësi gjatë natës. Në mëngjes lëngu kullohet dhe ruhet veçan; në mbetjen e bimëve shtohen tri gota me ujë dhe përmbajtja zihet pesë minuta. Pas ftohjes, çaji kullohet dhe përzihet me lëngun e parë (gjithësej bëhen rreth 5 gota lëng). Çaji ndahet në tri pjesë dhe pihet gjatë ditës i vakët i paëmbëlsuar para ose pas buke./Foldrejt.com