Pikat e karburanteve s’plotësojnë kushtet, eksperti: S’kanë as tualet

28

Pikat e karburanteve në Shqipëri nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në VKM-në e vitit 2014. Eksperti Enriko Ceko duke iu referuar kësaj VKM-je tha se karburantet përvecse nuk respektojnë distancat, nuk plotësojnë as kushtet. Ai tha se karburantet duhet të kenë një pikë të kontrollit të makinave, por edhe tualete.

Enriko Ceko: Nëse do ti referohemi një VKM-je të 2014 është një vendim që përcakton qartë. Në akset kryesore dhe në rrugët e tipit, A, B, C., ky vendim përcakton distancën që duhet të ketë pika e karburantit nga objektet përreth që është 30 metra. Dmth nga pika e karburantit në një rreze 30 metra nuk duhet të ketë asnjë ndërtesë. Kjo pikë nuk plotësohet. E dyta, brenda në qytet pikat e karburanteve duhet të jenë 500 metra. Në rrugët urbane 6 km, në rrugët interurbane dytësore 10 km dhe në autostrada është 15-60 km. Kjo VKM është përpjekur që ti përafrohet legjislacionit evropian për distancat dhe kushtet që duhet të plotësojë një pikë karburanti për të qenë e licencuar. Përveç kësaj, kjo VKM përcakton edhe kushtet që duhet të ketë një pikë karburanti për të ofruar shërbimin. Në qytet pika e karburantit duhet të ofrojë një shërbim për kontrollin e makinës, duhet të ketë tualet. Dmth këto minimalet, pikat e karburanteve nuk i ofrojnë.