PINOKU

256
Gena Bakiasi

Pinoku i përrallës besoi se nga një cop druri e gjetur në fund të lumit  do të merrte formën e jetës. Ai njohu mendimin se mendja përplaset si kundërshti zgjimi  në kraharor me shpirtin. Tringëllima  pingul në  boshësinë e zgavërës së kraharorit,  i jepte një  vëzhgim të prehtë mbi veten. Ai  ndiehu  se nuk ishte një lodër që mund t’ia përdridhje arrzën dhe gjymtyrët lehtë sipas orekseve të dikujt. Gënjeshtra si hije iu vu pas për të bërë  dallimin e pinokut pa ndërgjegjie dhe  pinokut të virtytit.   

Kukulla e drunjtë nuhati shpejt të gjithë skemën që do ti mbarte brendësinë e gjalluar.  Pinoku është skema e përsosur berksoniane. E vendosur në një  sipërfaqe plan, hunda e tij si koni i  Berksonit, ku kjo pikë ruan gjithshka që uni ka përjetuar, pika ku ka kontakt me botën jashtë. Maja e konit takonte te Berksoni hapsirën, të tanishmen e jashtme, vendin e veprimit me realitetin. Kjo pikë kontakti që pinoku e mbushi me intuitë krijoji brenda vetes gjallimin e saj dhe ndërgjegjen, krijoi hovin jetësor. Ky ishte pinoku i virtytit në dallim me pinokun e gënjeshtrës. 

Pinoku gënjeshtarë është pinoku i cirkut banal të fushatës.  Ku bëmave të tij  i jep magjinë e xhindit të llampës, sikur me një të ledhatuar llampën gjatë fushatës deliruese, i ҫon magjishëm shqiptarët mbi thesar. I fluturon ata me qilimin ҫudibërës mbi saraje, ku sarajet i ka ai. Pas  cirkut partiak, administratat i kthen  në një kështiellë kafkiane për mua, e shumë si unë. 

Pinoku gënjeshtarë do të shemb dhe Teatrin Kombëtarë  që të ndiqet vetëm teatri banal politik jo teatri virtuoz, historik si i vetmi vend që regëtin art në vend. Pinoku i gënjeshtrës është edhe tranjeri i Akademisë së Shkencës.  Këta janë kukullat dhe të ndërkombëtarëve të një nisme shekullore, të thërrmimit të kombit. Mos na e fyeni inteligjencën se e dimë që jeni pinokët e gënjeshtrës, pinokët e kanabisit, pinokët e soit hajdut. E dim që jeni kompraҫikosët e deformimit të dashurisë  së dheut.  E dim që hunda juaj zgjatet flligësht e etur  mbi pasurinë kombëtare e mbi kurrizin e çdo shqiptari. 

Advertisement

A mund të largoheni nga ne, të mos ulërini në këtë fushat pasanikësh ku valëviten flamurët e krimit. A mund shqip të qëroheni, të shporreni, të këpusni qafën nga këto zgjedhje pa zgjidhje, a mundeni të mos e ngarkoni më veten me peshën e turpit njerëzorë. A mund të ndieni njëherë një skuqje të fytyrës para kombit, a mund të provoni ti jepni vetes ndërgjegjien e pinokut të virtytit, a mund ti kurseni vetes një vdekje pa pendesë?!

Shkruan: Gena Bakiasi