Plani për të dështuar

172
Në Maqedoni më parë, dhe tash në Maqedoninë Veriore gjithëçka shkon me çregullim, se nga zgjedhjet nisën me zgjedhje jo të rregullta. Pasi dështoi kjo qeveri me proceset euro integruese, partitë politike në Maqedoninë Veriore do të dalin me platfroma ekonomike e sociale. Mbaruan më premtimet nacionaliste, si tek maqedonasit edhe tek shqipëtaret dhe pakicat tjera, mbaruan premtimet e integrimeve, mbaruan premtimet për drejtësi , se vec rasti i PSP tregoi shumëcka për drejtësinë, mbaruan premtimet për luftë ndaj korupsionit, të dy partitë maqedonase nuk kanë për cka të thonë se do të luftojnë korupsionin pasi të dyja janë të përfshira në këtë llum ekonomik, partitë shqipëtare nga ana tjetër BDI dhe PDSH njejt kanë hipoteka gjyqësore e rasti të dyshymeve , si Magjar Telekomi, funksionar milionera etj, partitë tjera si Alternativa, Besa dhe Aleanca, nuk kanë forcë politike për të luftuar korupsionin se korupsioni në Maqedoninë e Veriut, tek pala maqedonase është bërë sistem , kurse tek pala shqipëtare është bërë kulturë e imponuar, kështu që edhe kjo pikë do të jetë kot premti, mbaroj premtimi për luftë kundër krimit, ku krimi ka përfshirë gjithë partitë politike dhe bashkëpunimi , ose nga nivele më të larto ose më poshtë, funksionon  për mrekulli, mbaroi premtimi për moral dhe ideal me sharjet, ofendimet , shpifjet si platform politike tek shqipëtarët ka dhënë sinjal të keq se qytetari më nuk ka besim tek morali dhe ideali i kujt të do politikani, dhe prap partitë politike mund t’i premtojnë këto , por qytetari asnjëren prej ketyre nuk i beson. Angazhami politik i partive politike do të jetë për të mbijetuar ne skenën politike , dhe kjo do të arrihet vetëm me futjen në qeveri dhe ndarje të pushtetit. Kjo, domosdo është hapi i parë i dështimit me qeverisjen e mirë , ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe më terpër do të lëshojnë vendin e vet dhe të orientohen vet të futen ne vendet e BE-së , pa shtetin e tyre. Ky plan i dështimit të partive politike do të funksionoj, do të dështoj qytetari dhe normal partia politike do të fitoj, partitë që do arrijnë te funet në pushtet , funksionarët e saj do të zhvatin shtetit, kuse opozita prap nëpër institucione do të bashkëpunoj me qeverinë për të njejtën. Tash më partitë politike nuk do të kenë frikën se në një të ardhme , një institucion ndërmkombëtar , si BE apo edhe tjerë do të interesohen shumë për krimin, korupsionin, gjykatë të koruptuar, administratë të pa efektshme etj, dhe kjo do të krijoj që partitë politike shumë mirë të funskionojnë, pavarsisht janë pozitë apo opozitë. Plan shumë i mirë për të zhvatur qytetarin, larguar atë, dhunuar psigjikisht ..plan për të dështuar me qeverisje të mirë edhe katër vite pas 12 prillit.