Policia e bllokuar në Tanushë

Për gjashtë ditë me radhë 10 policë kufitar të stacionit policorë të fshatit Tanushë, në kufi me Kosovën, kanë mbetur të bllokuar për shkak të reshjeve të borës.

214

Për gjashtë ditë me radhë 10 policë kufitar të stacionit policorë të fshatit Tanushë, në kufi me Kosovën, kanë mbetur të bllokuar për shkak të reshjeve të borës.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara ende ushqimi i tyre është drejt përfundimit ndërsa lëvizja është e pamundur pasi bora ka arritur prej 1.5 deri 2.5 metra.

Lidhjet telefonike nuk punojnë herë pas here, ndërsa policët kanë kërkuar ndihmë nga dikasteri të cilit i përkasin.

Sipas MPB e qetësojnë situatën dhe thonë se për shkak të rënia së madhe të borës dje, nuk është bërë ndryshimi për oficerët e policisë në Tanushë, dhe se po ndërmerren masa për ta bërë këtë së shpejti.

Advertisement