Politikani holandez anti-mysliman konvertohet në Islam

Joram van Klaveren është politikani i dytë i Partisë së Lirirsë (PVV) që konvertohet në fenë myslimane.

275
Joram Van Klaveren

Ish anëtari i partisë së djathtë ekstreme të Geert Wildersit, Joram van Klaveren është prononcuar se është konvertuar në Islam.

Joram Van Klaveren tha se ai nga një kritik tani më është kthyer në Islam gjersa ai po shkruante një libër për Islamit. “Gjatë atij shkrimi, u thellova tepër e më tepër dhe gjërat të cilat më bënë të lëkundem në pikëpamjet e mia për Islamin” – u shpreh ai për Dutch Radion.

Ai ishte anëtarë i parlamentit në kuadër të Partisë së Lirisë (PVV) prej 2010 deri 2014 por ai hoqi dorë nga partia kur Wildersi kërkoi nga mbështetësit e tij gjatë një mitingu, për më pak Maroken në Holandë dhe masa brohoriti “Më pak! Më pak! Më pak!

Van Klaveren themeoi partinë e tij, por nuk arriti të korr suksese në zgjedhjet e 2017.

Advertisement

Ai shquhej për kritika të ashpra ndaj islamit, gjatë periudhës sa ishte në PVV duke thënë se: “Islami është një gënjeshtër”, “Kurani është helm” raporton gazeta NRC.

I pyetur nga gazeta nëse është pishman për këto deklarata, Van Kleren u shpreh se ai ishte shumë gabim. Por tani më gjithçka ka ndryshuar.

Para këtij, një anëtar tjetër i partisë anti-myslimane që ishte Arnoud van Doorn, ky i fundit e përgëzoi Van Klaveren për vendimin e tij.