Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të ngrenë edhe më lart fuqinë, pasurinë dhe mirëqenien e Turqisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në botën pas llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), që do të rikonstruktohet politikisht dhe ekonomikisht, do të ngrenë edhe më lart fuqinë, pasurinë dhe mirëqenien e Turqisë.

Presidenti Erdoan publikoi një mesazh me rastin e Ramazan Bajramit.

Në mesazhin e tij Presidenti Erdoan tha: “Në botën pas epidemisë që do të ndërtohet përsëri nga aspekti politik dhe ekonomik, fuqinë, pasurinë dhe mirëqenien e Turqisë do ta çojmë edhe më lart”.

“Me masat e marra vumë në veprim të gjitha burimet shtetërore në mënyrë që asnjë nënshtetas të mos dëmtohet, të mos jetojë vështirësi dhe të mos bjerë në skamje”, tha Erdoan.

Në 15 vende, së bashku me Turqinë edhe Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Palestina, Jordania, Iraku, Jemeni, Egjipti, Libia, Siria, Libani, Algjeria dhe Tunizia ditën e diel do të festojnë Bajramin e Ramazanit (Fitër Bajram).

Ramazani në Turqi do të zgjasë 3 ditë./trt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here