Presidenti Trump bëri thirrje për rihapjen e objekteve fetare

ShBA-ja vazhdon të jetë epiqendra e pandemisë me më shumë se 97 mijë të vdekur nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19), kurse Spanja përgatitet të kalojë në fazën e dytë të normalizimit në Barcelonë dhe Madrid.

Numri i vdekjeve nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) në botë i ka tejkaluar 340 mijë e 200, numri i të infektuarve është mbi 5 milionë e 317 mijë e 600, ai i të shëruarve mbi 2 milionë e 169 mijë.

Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), epiqendra e pandemisë me më shumë se 97 mijë e 650 të vdekur nga koronavirusi, u kërkoi guvernatorëve të shteteve që të hapnin objektet fetare, që ishin mbyllur më parë si pjesë e luftës kundër epidemisë së koronavirusit; përndryshe, ai do të përdorë kompetencat e tij si president. “Imamët, priftërinjtë dhe udhëheqësit fetarë hebrenj do të jenë të bindur se bashkësitë/komunitetet e tyre fetare janë të sigurt. Ne kemi nevojë për më shumë lutje në Amerikë”,- theksoi ai.

Ndërkohë, në Itali gjatë 24 orëve të kaluara numri i viktimave nga Covid-19 është rritur me 130 persona dhe ka shkuar në 32 mijë e 616. Numri i të infektuarve aktivë është ulur me 1.638 në 59 mijë e 322.

Franca në ditën e fundit humbi 74 pacientë të diagnostikuar me koronavirus, kështu numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 28 mijë e 289, kurse numri i të infektuarve u rrit me 403 raste të reja në 219 mijë e 82. Nga ana tjetër vendi po i lehtëson masat kundër Covid-19. Në këtë kuadër është lejuar rihapja e objekteve fetare dhe kryerja e ritualeve fetare së bashku me komunitetin.

Në Spanjë 56 njerëz vdiqën nga koronavirusi ditën e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të humbjeve në 28 mijë e 628. Numri i rasteve është rritur me 446 në 234 mijë e 824. Nga e hëna, 25 maj, është lejuar vazhdimi me fazën e dytë të normalizimit të jetës në Madrid dhe Barcelonë, qytetet më të prekura nga Covid-19 në Spanjë.

Numri i vdekjeve në disa vende perëndimore:

Mbretëria e Bashkuar 36 mijë e 393, Brazili 21 mijë e 116, Belgjika 9 mijë e 219, Gjermania 8 mijë e 352, Meksika 6 mijë e 989, Kanadaja 6 mijë e 250, Holanda 5 mijë e 788, Suedia 3 mijë e 925, Peruja 3 mijë e 244, Ekuadori 3 mijë e 56, Zvicra 1 mijë e 903, Irlanda 1 mijë e 592, Portugalia 1 mijë e 289, Polonia 982, Kili 630.

Bilanci i Covid-19 në vendet lindore dhe të pazhvilluara të botës

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Algjeri është rritur me 7 të tjerë në 24 orët e fundit dhe ka shkuar në 562 dhe numri i të infektuarve është rritur me 190 në 7.918.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Arabinë Saudite në 24 orët e fundit është rritur me 13 të tjerë në 364, ndërsa numri i të infektuarve me një rritje prej 2.642 të tjera ka shkuar në 67 mijë e 719.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Irak është rritur për 7 të tjerë, ndërsa numri i të infektuarve është 3.964.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Katar është rritur me 2 të tjerë në 19, dhe numri i të infektuarve është rritur në 4.481 bashkë me 1.830 rastet e reja që janë raportuar ditën e fundit.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Bahrejn është 12, kurse numri i vdekjeve është rritur me 164 të tjerë në 8.338.

Numri i të vdekurve nga Coide-19 në Liban është 26, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 1.086.

Numri i të vdekurve nga Coyd-19 në Jordani është 9, kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 700.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Libi deri më tani është 3, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 72./trt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here