Prishja e Teatrit Kombëtar/ Bashkimi Europian njëzëri: Shembja është e paligjshme

Struktura më e lartë e Bashkimit Europian, ka folur sot për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Erjon Dervishi 

Komisioneria për Çështjen e Edukimit, Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore, Mariya Gabriel, me anë të një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka reaguar për këtë situatë të pazakontë që po ndodh me Teatrin Kombëtar.

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i nevojshëm para ndërmarrjes së vendimit të pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar në Tiranë,” shkroi ajo.

“Ne nxisim fort të gjitha institucionet relevante kombëtare të angazhohen tani në dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë,” vijon më tej deklarata.

Postimi i Gabriel shoqërohet me një foto të ndërtesave të Teatrit ku dallohet edhe banderola e vendosur nga protestuesit “Monument Kulture – Mbrohet nga Populli”./shekulli