Propozim të ri të Ligjit për tregjet e gjelbra do të përgatis Qeveria

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme ka sjellë vendim që të mos jep mendim për propozim ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra

158

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme ka sjellë vendim që të mos jep mendim për propozim ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra sepse tashmë është miratuar vendim me të cilin parashikohet vazhdim i afatit për hyrje në fuqi të Ligjit në janar të vitit 2020, informojnë nga Qeveria.

“Njëkohësisht, Qeveria tashmë ka formuar grup punues për përgatitjen e propozim Ligjit të ri për tregti të tregjeve të gjelbra ku marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatës së tregtarëve të tregjeve të gjelbra dhe ekziston përcaktim i fortë politik se përfundimisht do të jetë në interes së mbrojtjes së tyre”, thuhet në kumtesë.

Qeveria gjithashtu ka sjellë vendim për formimin e Grupin punues ndërkombëtar për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Një pjesë të obligimeve të cilat i ka ky trup përfshijnë përgatitje të Planit aksionar për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në afat prej 15 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit, ndjekjen e dinamikës së realizimit dhe implementimit të Planit aksionar”, thuhet në njoftim.

Advertisement