Protestat në rajon, kujtesë nga Brukseli: rënia e qeverive, vetëm me zgjedhje

121
Opozita Shqiptare ne Proteste

Duke parë një agravim protestash të natyrës politike në Shqipëri, Serbi e Mal të Zi, prej ku kërkohet rrëzimi i qeverive (Shqipëri), apo i presidentëve (Serbi dhe Mali i Zi), Komisioneri Johannes Hahn përcolli mesazhin e qartë se kjo nuk mund të ndodhte, se paku ashtu siç kërkohej.

“Ata që kërkojnë prej nesh të sigurojmë diku sundimin e ligjit janë të njëjtët që besojnë se mund të hyjmë si forcë ushtarake, të përjashtojmë qeverinë aktuale dhe të zëvendësojmë atë me një tjetër. Ne nuk e kuptojmë kështu sundimin e ligjit, demokracinë dhe transparencën”, tha Hahn.

Sipas tij, “ndryshimet politike mund të bëhen vetëm përmes proceseve demokratike”, çka nënkupton përmes zgjedhjeve.

Burimi: tesheshi.com

Advertisement