Pse vajzat e zgjuara dhe të bukura janë single?

642
Foto: Shutterstock

Të jesh në një lidhje me dike që nuk respekton vetveten, ose me dike që nuk shfaq ndjenjat e tij nuk është aspak tërheqëse.

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse vajzat e zgjuara dhe atraktive në shumë raste janë single? Jo, ato nuk janë single sepse mbivlerësojnë vetën ose pse mendojnë që janë superiore në raport me te tjerët, por janë të tilla sepse nuk munden të gjejnë partner të denjë që do e meritonte dashurinë dhe respektin e tyre.

Ato duan të shpenzojnë kohë dhe energji në diçka që nuk do te mundte ta përcillte ritmin e tyre dhe me njerëz që do të hapëronin me to në të gjitha proceset e rëndësishme të jetës.

Këto janë disa nga arsyet pse ato janë single:

Advertisement

1. Kanë kritere shumë të larta

Këto vajza janë shumë të vetëdijshme për vlerat e tyre, ashtu që nuk futen në lidhje me dike që nuk meriton vëmendjen dhe mundin e tyre. I dashuri i tyre duhet të jet dikush i fuqishëm, me shumë vetëbesim dhe plotësisht i pavarur.

2. Investojnë shumë mundë dhe energji në gjëra tjera

Gratë e zgjuara dhe ambicioze investojnë shumë energji në arritjen e synimeve të tyre, si në jetën private ashtu dhe në jetën profesionale. Ato nuk presin që diçka të bjerë nga qielli, ato gjithmonë ndërmarrin iniciativë dhe luftojnë për atë që duan. Ato thjesht nuk durojnë dot meshkuj që nuk kanë ambicie dhe që janë pasiv.

3. Janë të vetëmjaftueshme

Këto zonja nuk kanë nevojë për ndonjë mashkull që të ndihet të përmbushura, sidomos në aspektin emocionali. Ato tashmë kanë miq të mirë dhe karrierë të suksesshme. Nëse vendosin të jenë me dikë, ai person duhet t’i ketë parasysh këto gjëra.

Foto: Beauty Tips

4. Ato nuk tolerojnë ndërhyrje, e as nuk janë gati për kompromise të mëdha

Ato asnjëherë nuk lejojnë që dikush t’i manipulojë dhe të luajë me to. Ato nuk lejojnë që dikush t’i gënjejë, të luajë me ndjenjat e tyre ose ti mashtroj ato.

5. Për to princi mbi kalin e bardhë nuk ekziston

Ato janë të pjekura dhe nuk besojnë në përralla të tilla … Ato nuk kanë nevojë për dikë që të ndjehen të sigurta dhe të mbrojtura. Nuk kanë frikë të kenë fëmijë sepse nuk i kanë frikë prindërimit edhe më kusht që këtë ta bënin single.