Putin takohet me Vuçiqin

100

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Pekin me presidentin rus, Vladimir Putin kurse tema kryesore e bisedës ishte Kosova.

“Kurir” ka njoftuar se Vuçiq dhe Putin kanë biseduar për Kosovën ku presidenti serb është ankuar sipas tij për “veprimet e pabesueshme të Prishtinës”, derisa ka diskutuar me kreun rus edhe për samitin e ardhshëm në Berlin, transmeton lajmi.net.

Putin i është përgjigjur Vuçiqit duke thënë se: “Rusia ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i ofron mbështetje Serbisë”.

Putin po ashtu i ka thënë Vuçiqit se është i kënaqur me bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe e falënderoi sërish për pritjen gjatë vizitës së fundit në Beograd.

Advertisement

Lajmi.net