Qeveria porosi BFI-së: Nuk pranojmë shatnazh nga askush

Nga BFI kanë theksuar se janë të detyruar ti informojnë besimatarët e tyre për këtë diskrimin në 700 xhamitë e vendit, gjë që do të bëhet pikërisht para zgjedhjeve presidenciale.

177

Qeveria e Rebulikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkësia Fetare Islame (BFI) janë përplasur njëra me tjetrën duke përdorur tone të ashpërsuar dhe kanosje. BFI nëpërmjet një letre është ankuar se ky institucion po diskriminohet duke mos e respektuar ligjin për denacionalozim, si dhe nuk i jepet e drejta të kujdeset për disa xhami në vend. Nga BFI kanë theksuar se janë të detyruar ti informojnë besimatarët e tyre për këtë diskrimin në 700 xhamitë e vendit, gjë që do të bëhet pikërisht para zgjedhjeve presidenciale.

Në anën tjetër Qeveria ka reaguar duke potencuar se kjo mënyrë e komunikimit nuk është aspak e pranueshme.

“Letra e pranuar paraqet formë të papranueshme të komunikimit me institucionet shtetërore, që është një lloj kanosje dhe shantazhi, prandaj jemi duke shqyrtuar me seriozitet mundësinë të njëjtën të informojmë prokurorinë publike” – janë përgjigjur nga qeveria.

Advertisement