Qeveria propozon dënime më të vogla

161

Propozim-ligji për shkelje i cili është aprovuar në mbledhjen e qeverisë, parasheh për persona fizikë dënime më të ulëta 75 përqind, ndërsa për kompanitë e vogla dënime 2.5 herë më të ulëta.

Qëllimi i ligjit është të zvogëlohen dënimet e rënda për qytetarët dhe për kompanitë, kanë deklaruar nga Qeveria.

“Dënimet do të jenë më të ulëta dhe nuk do të rrezikojnë funksionimin e kompanive dhe as nuk do ta vështirësojnë jetën e qytetarëve. Gjithashtu, propozim-ligji parashikon edhe vërejtje për arsye preventive”, kanë informuar nga pres qendra qeverisë.

Advertisement