Qytetarët kanë në dispozicion 30 milion denarë për efikasitet energjetik për vitin 2019

Mbi 30 milionë denarë janë përcaktuar për masat për kompensim të shpenzimeve për amvisëritë për ndërrimin e dritareve PVC ose dritareve të aluminit dhe për blerjen e kolektorëve me diell, për të cilat shpalljet publike nga ana e Ministrisë së Ekonomisë

142

Mbi 30 milionë denarë janë përcaktuar për masat për kompensim të shpenzimeve për amvisëritë për ndërrimin e dritareve PVC ose dritareve të aluminit dhe për blerjen e kolektorëve me diell, për të cilat shpalljet publike nga ana e Ministrisë së Ekonomisë u publikuan të premten në pajtim me Programin për promovimin burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe stimulimin e efikasitetit energjetik në amvisëritë për vitin 2019.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dje në konferencë për media potencoi se me masat e parapara, për të cilën janë siguruar pesë milionë denarë do të dedikohen për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të blera dhe instalimin e kolektorëve tremal diellor në amvisëri, dhe për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC ose alumini nëpër shtëpi për vitin 2019, për të cilën masë janë siguruar 25 milion denarë.

“Me këtë dëshirojmë që edhe një herë të promovojmë burimet e rinovueshme, por në të njëjtën kohë të bëjmë kursime në amvisëri, si dhe të promovojmë mbrojtjen e mjedisit jetësor. Duke marrë parasysh përvojën e viteve të kaluara, do të doja të ftoj nesër të gjitha palët e interesuara që të fillojnë përgatitjen dhe të aplikojnë në Ministrinë e Ekonomisë. Duke pasur parasysh interesin e madh, u bëj thirrje të aplikojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Bekteshi.

Sipas thirrjeve, blerësve të sistemeve për kolektorë diellor (kolektorë, rezervuar për ujë të ngrohtë dhe instalimin e nevojshëm), që do t’i blejnë dhe instalojnë në shtëpitë e tyre pas datës së publikimit të këtij njoftimi e deri më 30 qershor 2019, do t’u rikthehet një pjesë e mjeteve të harxhuara deri në 30 për qind, por jo më shumë se 15.000 denarë.

Advertisement