Rama: Teatri do të ndërtohet sërish, do t’ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh!

Teatri Kombëtar do të ndërtohet sërish, do t’ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh. Kështu u shpreh kryeministri i vendit Edi Rama në seancë plenare. “Ne do ta marrim projektin origjinal dhe do t’jua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh. Do ta kemi mes nesh, jo aty, jo ai teatër. Për më shumë, do ta shikoni, do ta shpjegojmë dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin që do të bëhet për të shkuar tek ajo godina. Atëherë tek ajo godina do të shkojnë vetëm fëmijët me mësuesit e tyre për tu mësuar vizatimin, aktrimin e për tu treguar se çfarë ka qenë Tirana dikur. Këta që mërziten se ajo është diku tjetër, nuk do të shkojnë. Por mendoj se ja vlen dhe do ta bëjmë. E vendosim vetë sepse jemi zgjedhur që të vendosim, jo që të vendosni ju apo ata që kanë ikur.” u shpreh zoti Rama./tvsh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here