Reagimet e artistëve pas rikthimit të Elvana Gjatës

216

Të gjithë në përkrahje të Elvanës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata muaj më parë ka marrë vëmendjen për shkak të një vrasje që është bërë në Shqipëri, e që ishte raportuar se ajo ishte e përfshirë në të. Ka pasur shumë reagime, të cilat edhe ishin të rënda në drejtim të këngëtares, megjithatë  Gjata ka zgjedhur që të rrij e heshtur.

Kurse, dje Elvana ka vendosur që të flasë lidhur me këtë ngjarje përmes një postimi në Instagram.Këngëtarja ka rrëfyer për këtë periudhë shumë të vështirë për të, këtë  histori Elavan ka vendosur ta shplaos  për hirë të miqve e të fansave të saj, edhe pse nuk është e lehtë për të ajo ka bërë të ditur se po rikthehet në skenë.

Të gjitha këto Elvana i ka vendosur në një postim të cilin e ka publikuar në Instagramin e saj.

Advertisement

 Gëzimin e rikthimit të këngëtarës fansat e saj e shprehën në komente. Por, përveç fansave rikthimit të Elvanes  e mirëpriten edhe  disa prej kolegëve të saj me të cilët i bashkon puna, shkruan rtv21.tv

Në mesin e tyre janë emrat e njohur të estrades sonë si: Era istrefi, Gena, Jonida Maliqi, Dhurata ahmetaj, Ermal Mamqi, Gjira, Çiljeta Xhilaga, Agnesa Vuthaj, Leonora Jakupi, Alberie Hargjonaj, Xhensila Myrtezaj, Aferdita Dreshaj, Besa Kokëdhima, Almeda Abazi, Vildane Zeneli, Valdrin Sahiti e disa të tjerë.

Disa prej tyre vetëm uruan atë kurse të tjerët shkruan më gjatë për të.

“Ti je një yll, jo një meteor. Do e kesh shkelqimin gjithmonë askush , dhe asgjë nuk të sfumon dot”, janë fjalët e xhensilës e cila i ka shkruar për Elvanën. “Kokën lartë Elvana, Jam e gëzuar për rikthimin tëndë” ishe komenti i Gjirës.