Real Madridi ka tejkaluar me lehtësi Kashiman

390

Real Madridi ka tejkaluar me lehtësi Kashiman falë hat-trickut të Gareth Bale dhe tashmë është në finalen e kupës së botës për klube.

Ndeshja filloi ngadalë me të dyja skuadrat që tregoheshin të kujdesshme për të mos pësuar por një aksion thuajse individual i Gareth Bale në kombinim me Marcelon solli golin e parë të Real Madridit në minutën e 44. Me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë. Pastaj në pjesën e dytë, Gareth Bale arriti të shënoje dy gola të shpejtë për t’i dhënë kështu qetësinë që skuadra kishte nevojë.

Në finale Real Madridi do të ketë përballë Al-Ain në një ndeshje që do të uhet me 22 Dhjetor, e Shtunë në ora 17:30 me orën tonë.

Advertisement