Reali Madridi triumfon në Botërorin e Klubeve

194

Reali i Madridit i shtoi palmaresit të tij një tjetër trofe të Botërorit për Klube, i kakërti i fituar nga klubi “meregues” pas sukseseve të arritura në vitet 2014, 2016 dhe 2017.

Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari fitoi thellë 4-1 me Al Ain në “Zayed Sports City Stadium” të Abu Dhabit, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin, diçka e kuptueshme duke marrë në konsideratë diferencat e ëdha në ciësi mes dy skuadrave.

Kkroati Luca Modric hapi serinë e golave pas vetëm 14 minutash lojë. Një përle e fituesit të “Topit të Artë”, që meritoi duartrokitjet e të pranishmëve në stadium.

Atmosfera dhe loja ishte edhe më e bukur në pjesën e dytë, me “Los Blancos” që arritën të shënonin edhe 3 herë të tjera. Në të 60-ën Marcos Llorente kalibroi të djathtën e tij duke çuar sfidën në  2-0. Pjesë e festës ishte dhe Sergio Ramos me një gol tipik me kokë. Al Ain shënon golin e nderit me anë të Shiotani, ndërsa pak më vonë shoku i tij skuadrës, Nader, aksidentalisht devijon topin për në portën e tij duke vulosur suksesin e Reali në shifrat 4-1.

Advertisement

Gereth Bale shpalet si lojtari më i mirë i kompeticionit dhe gjithashtu mori trofeun e Alibaba Cloud.