Reformat e reja tatimore – Nga sot fillon të zbatohet tatimi progresiv

142


Në Maqedoni, taksimi progresiv hyn në fuqi sot. Kjo do të thotë që do paguhet shtesë 8% më shumë për ata që kanë një pagë bruto mujore prej 90,000 denarë. Me një normë prej 18% do të paguhet çdo shumë që është mbi këtë kufizim, për dallim prej asaj që ishte deri tani me tatimin e sheshtë vetëm 10%.

Nga sot, 1 janar 2019, hyn në fuqi  reformat e reja tatimore. Edhe pse hasën në kundërshtime të mëdha nga opinioni i gjerë , ata tani e tutje hyjnë në fuqi.

Në Maqedoni, taksimi progresiv hyn në fuqi sot. Kjo do të thotë që do paguhet shtesë 8% më shumë për ata që kanë një pagë bruto mujore prej 90,000 denarë. Me një normë prej 18% do të paguhet çdo shumë që është mbi këtë kufizim, për dallim prej asaj që ishte deri tani me tatimin e sheshtë vetëm 10%.

Nga sot tatimi mbi të ardhurat mbi 90.000 denarë do të jetë 18%, por ligji në përgjithësi ka dhe masa të tjera që gjithashtu përfshijnë me këtë normë tatimore si p.sh fitimet nga qiratë, dividendët, lotaritë, etj të cilat do të tatimohen me një normë prej 15%.

Banka Botërore e mbështet  inkuadrimin e  taksimit progresiv dhe beson se do të rrisë të ardhurat dhe do të përmirësojë barazinë. Në analizat e tyre  thotnë se racionalizimi për përjashtimet nga taksat dhe futjen e  progrsivitetit në tatimin e të ardhurave personale do të rrisë të ardhurat në thesarin.

Advertisement

Ka pas reagimeve të ekspertëve, profesorëve, biznesmenëve nëpërmjet statusave në rrjetin social të Facebook.

Ata taksimit progresiv e interpretojnë si të paarsyeshme dhe që politikën e taksave do të shkojë në dëm të qytetarëve, sepse ata mendojnë së do të arrihet një ndikim i vogël fiskal, që e bën këto reforma të paarsyeshme.

Ligji i ri për të Ardhurat Personale rrit normën e tatimit të pagueshëm mbi të ardhurat dhe nga qiraja. Kjo kategori përfshin të ardhurat që personat bëjnë gjatë dhënies me qira të apartamenteve, shtëpive, dyqaneve, garazheve, automjeteve. Të gjithë prej vitit 2019, në vend të 10 përqindëshit aktual, do të paguajnë 15 për qind të taksës mbi paratë që kanë fituar nga qiraja. Është një rritje prej 50 për qind. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Zgjidhja e re ligjore zvogëlon të ashtuquajturat kosto të standardizuara. Kjo është një përqindje e shumës që zvoglohen në vit nga të ardhurat bruto para llogaritjen e tatimit.

Pra, nëse tani shpenzimet e standardizuara janë 25 përqind për objektet e parregulluara vitin e ardhshëm, përqindja zvogëlohet në 10 përqind.

Për hapësira të rregulluara shpenzimet e standardizuara ishin 30 për qind nga 2019 janë zvogëluar për 20 për qind.