Represioni izraelit nuk ndalet as në Fitër Bajram

Represionin ndaj palestinezëve Izraeli e vazhdoi edhe në festën e Fitër Bajramit.

Këtë herë policia izraelite tentoi të pengojë palestinezët e mbledhur para portës së xhamisë “Al-Aksa” për të falur Namazin e Bajramit të Ramazanit.

Shumë palestinezë të Jerusalemit Lindor të pushtuar kërkuan që ta falin Namazin e Bajramit para xhamisë Al-Aksa, e cila ishte mbyllur për kryerjen e ritualeve fetare.

Kështu që ata shkuan në lagjen e Qytetit të Vjetër, ku ndodhet edhe “Al-Haram”, xhamia që rrethon Qabenë, vendi më i shenjtë për myslimanët. Por kur erdhën këtu ata u përballën me barrikadën e policisë. Policia izraelite i pengoi palestinezet të shkonin tek xhamia “Al-Aksa” duke treguar si pretekst për këtë pandeminë e koronavirusit. Pastaj policët u konfrontuan me besimtarët.

Policia izraelite ndaloi 4 palestinezë, por pavarësisht barrierave të policisë palestinezët arritën të shkojnë deri tek porta e “Al-Aksës” dhe të falin aty Namazin e Bajramit.

Për shkak të pandemisë xhamia “Al-Aksa” qëndron e mbyllur për besimtarët./trt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here