Rezervat e devizave e tejkaluan kufirin prej 2.8 miliardë euro

Më 31 dhejtor 2018, gjendja e bruto rezervat e devizave ishte 2.867 milionë euro, që paraqet rritje prej 158,1 milionë euro, krahasuar me fundin e tremujorit të tretë të vitit 2018, tregojnë të dhënat më të reja të Bankës Popullore.

162

“Rritja e rezervave të devizave, kryesisht vjen nga ndërhyrjet e BPRM-së në tregun valutor duke blerjë neto të devizave, ndërsa në një masë më të vogël nga diferencat e çmimeve dhe të kursit të këmbimit. Rrjedhat tjera kishin një efekt më të moderuar mbi ndryshimet në rezervat devizore në tremujorin e fundit”, thuhet në raport.

Në tremujorin e fundit të vitit 2018, në tregun valutor të bankave u realizuan shitje neto valutore prej 22 milionë eurosh, që është më pak për 19,5 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

“Një ndryshim i tillë vjetor është për shkak të rritjes më të madhe të ofertës në krahasim me kërkesën e valutave. Analiza e sektorit tregon se zhvendosjet e tilla rrjedhin kryesisht nga shitja neto më e ulët e kompanive, ndërsa në një masë më të vogël se blerja neto më e madhe nga këmbimoret”, njofton BPRM.

Advertisement