Rikthehen “Piratët e Karaibeve”

143
Piratët e Karaibeve

Johnny Depp nuk do të jetë më Jack Sparrow në filmin e ri të sagës “Pirates of the Caribbean”, që do të realizohet nga “Disney”.

55-vjeçari ka interpretuar protagonistin e këtij filmi në pesë projekte, nga viti 2003 deri në vitin 2017.

Pas këtij lajmi të keq për fansat, vjen një i mirë. Raportohet se skenaristi i filmit të parë, Terry Rossio, do të merret me historinë e këtij projekt të ri.

Skenaristët Rhett Reese e Paul Wernick braktisën zyrtarisht punën për ribërjen e “Pirates of the Caribbean”, gjë që çoi “Disney” të merrte në konsideratë edhe mosrealizimin e filmit.

Advertisement